U kapluan mbrëmë nga zjarri, kjo është gjendja e maleve në Rugovë të Pejës sot

  • G.G /
  • 01 April 2024 - 12:33
U kapluan mbrëmë nga zjarri, kjo është gjendja e maleve në Rugovë të Pejës sot

Mbrëmjen e së dielës në malet e fshatrave Kuqishtë dhe Stankaj të Rugovës kanë shpërthyer disa vatra të zjarrit.

Në pamjet që janë publikuar nëpër media, është vërejtur se vatrat e zjarreve ishin të mëdha.

Policia e Kosovës ende s’ka dhënë detaje lidhur me rastin. Nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar si pasojë e këtyre vatrave të zjarrit.

Peja në fokus ka publikuar videon që tregon gjendjen e këtyre maleve.

{}

(Kosova Sot Online)