
Lajçak: Kam në plan të vazhdoj diskutimet bazuar në idetë e BE-së për kompromis

Për takimin e sotëm mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, emisari Miroslav Lajçak ka dalë me një njoftim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajçak tha se u mbush pak hapësira për propozimet e palëve, por se diskutimi duhet të vazhdojë.
“Prita një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat që u preken nga vendimi i BQK-së. Ne ia dolëm të përafrojmë disa qëndrime nga propozimet e palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar Lajçak.
(Kosova Sot Online)