Detaje nga aksioni për konfiskimin e banesës dhe restorantit të Radojçiqit

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 18:00
Detaje nga aksioni për konfiskimin e banesës dhe restorantit të Radojçiqit

Raportohet se ka përfunduar aksioni për konfiskimin e banesës dhe restorantit të kryeterroristit Milan Radojçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Po, aksioni ka përfunduar pas orës 17:00”, tha Elshani.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar listën e aseteve të Radojçiqit që janë konfiskuar dhe sekuestruar deri tani.

“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit.”

Ajo ka thënë se Radojçiq u bë milioner përmes krimit, ndërsa qytetarëve terrorin e varfërimin.

“Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhë koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen.”


(Kosova Sot Online)