Sarrazin në Beograd, sot takon Vuçiqin

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 07:59
Sarrazin në Beograd, sot takon Vuçiqin

Emisari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot në Beograd do takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton “Kosova Sot Online”.

Takimi është paraparë të mbahet në ora 12.30 në presidencën e Serbisë.

Media serbe raportojnë se temë diskutimi e këtij takimi është çështja e Kosovës, me theks zhvillimet e fundit për çështjen e dinarit, si dhe zbatimi i marrëveshjes së Brukselit.

(Kosova Sot Online)