Asambleja Parlamentare e KiE: Debati për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, ngjarja kryesore e sesionit pranveror

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 13:05
Asambleja Parlamentare e KiE: Debati për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, ngjarja kryesore e sesionit pranveror

Kërkesa e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës do të jetë puna kryesore e këtij sesioni pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kështu ka njoftuar Asambleja në një përditësim të fundit të agjendës së saj.

“Një debat mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe votimi i një projekt-opinioni, do të jetë një ngjarja kryesore e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE), që do të mbahet në Strasburg më 15-19 prill 2024”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)