Ngritet aktakuzë ndaj gruas e burrit që sulmuan dy gazetaret kosovare

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 17:04
Ngritet aktakuzë ndaj gruas e burrit që sulmuan dy gazetaret kosovare

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë me propozim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës M.B, e cila sulmoi dy gazetaret e lajmi.net. Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave “Kanosja” dhe “Sulmi”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj ka bërë me dije se në aktakuzë është përfshirë edhe burri që shihej në video, i cili ngarkohet me veprën penale “Sulmi”.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka ngritur aktakuzë me propozim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës M.B., në drejtim të veprave penale “Kanosja” dhe “Sulmi”, sipas KPRK-së. Gjithashtu, ju njoftojmë se në këtë aktakuzë është i përfshirë i pandehuri A.L., i cili ngarkohet me veprën penale “Sulmi”, sipas KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.

(Kosova Sot Online)