Ky është burri që dyshohet se vrau sot bashkëshorten e tij në Pejë
Në Pejë mëngjesin e sotëm, një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
Raportohet se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi.
Përndryshe, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.
“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi.
(Kosova Sot Online)