Haxhiu jep detaje se çka u diskutua në takimin me krerët e institucioneve të drejtësisë

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 17:18
Haxhiu jep detaje se çka u diskutua në takimin me krerët e institucioneve të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar se cilat janë çështjet që janë adresuar në takimin e grupit ndërministror dhe takimin me krerë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Urgjentisht të bëhet nënshkrimi i kontratës për mbikëqyrjen elektronike, të bëhet po ashtu vlerësim i saktë i rrezikshmërisë në secilin rast. Të ashpërsohen dënimet për armëmbajtje pa leje, po ashtu të analizohet se si po bëhet pajisja me armë të ftohta. Gjithashtu prokuroria të hapë pozita për mbrojtës të viktimave në mënyrë urgjente, janë vetëm 22 mbrojtjës të viktimave për gjithë territorin e Kosovës, është shumë i vogël në raport më 200 raste në muaj të dhunës në familje që raportohen. Të adresohet secili lëshim që lidhet me lëshimin në procedura të rregullta të dhunuesve por po ashtu edhe të lëshohet udhëzues detyrues nga kryeprokurori i Shtetit për të gjithë prokurorët që trajtojnë rastet e dhunës në familje, që kur ka dyshime për dhunë në familje të mos ketë vendime për lëshim në procedurë të rregullt sepse shteti dhunuesin po e shndërron në vrasës, kur dhunuesi e sheh që po ledhatohet nga sistemi sigurisht që do ta përsëris veprën penale. Gjithashtu është e rëndësishme të avancohet politika ndëshkimore në asnjë prej rasteve të dhunës në familje nuk është shqiptuar dënimi maksimal, në nenin 248 thuhet se dënimi jepet më gjobë dhe burgim, kemi shumë raste kur dënimet janë nën minimumi që e parasheh kodi penal”, ka thënë ministrja Haxhiu.

(Kosova Sot Online)