Lajçak: E theksoj nevojën për përparim urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 17:23
Lajçak: E theksoj nevojën për përparim urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi Miroslav Lajçak ka takuar të martën në Mostar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka shkruar se me Vuçiq ka folur për hapat e ardhshëm në dialog, takimin e radhës i cili të kryenegociatorëve si dhe për zhvillimet rajonale.

“E theksova nevojën për përparim urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim”, ka shkruar Lajçak.

Pikërisht sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka nominuar dhjetëra ambasadorë në vende të ndryshme të BE-së, ku ka bërë të ditur se në mesin e tyre është edhe emisari evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

“Miroslav Lajçak është nominuar si ambasador i BE-së në Zvicër. Ai aktualisht është duke shërbyer si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shërbyer më parë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

(Kosova Sot Online)