Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 10:03
Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Dje një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij nga familjarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“HETIM I VDEKJES- Suharekë / 20.04.2024-15:15.  Raportohet se  në shtëpinë e tij,  nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin  e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.”

(Kosova Sot Online)