Arrestohen tre persona në Gllarevë, gjatë protestës penguan punimet në rrugën Prishtinë- Pejë
Tre persona janë arrestuar sot në Gllarevë, pasi dyshohet se të njëjtit gjatë protestës kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë- Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot janë arrestuar 3 persona në Gllarevë, të njëjtit gjatë protestës kanë penguar punimet në rrugë”, tha Rugova.
(Kosova Sot Online)