Procesi në veri, Tahiri: Nuk u zgjedh asgjë, problemi është në derë, Kosova vazhdon të ketë problem

  • E.K /
  • 22 April 2024 - 13:58
Procesi në veri, Tahiri: Nuk u zgjedh asgjë, problemi është në derë, Kosova vazhdon të ketë problem

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se me procesin e votimit dje në katër komunat veriore nuk është zgjedhur asgjë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Kosova vazhdon të ketë problem.

“Ne vazhdojmë të kemi një situatë të pafavorshme sepse BE i sheh si kryetarë jolegjitim…”, ka thënë Tahiri.

“Ne fatkeqsisht e kemi thënë edhe më herët që Kosova e ka vendosur veten në një kurth të panevojshme me një çështje të tillë. Sot ne po jemi në problemin e njëjtë dhe në anën tjetër po e shohim secilën herë e më shumë involvimin e presidentit të shtetit fqinj në çështjet tona të brendshme, që është e papranueshme dhe mendoj që në radhë të parë komunitetit ndërkombëtarë duhet t’i hap sytë përball një involvimi kaq të madh dhe shumë të dëmshëm për të dyja shtetet, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, për rrugën tonë evropiane që i bëhet instrumentalizimit të qytetarëve të komunitetit serb në atë pjesë. Nuk u zgjedh asgjë, problemi është në derë, Kosova vazhdon të ketë problem. Dita e djeshme nuk ka zgjedh asgjë, fatkeqsisht. Ne vazhdojmë të kemi një situatë të pafavorshme sepse BE i sheh si kryetarë jolegjitim, dhe në anën tjetër vazhdojmë të sfidohemi me një çështje të tillë. Se si do jetë procesi tutje, nuk mund të parashoh. Ajo që kemi kërkuar nga BE-ja ka qenë që sa më parë masat të hiqen, sepse po i penalizojnë qytetarët”, tha Tahiri.

(Kosova Sot Online)