Gjendet një person pa shenja jete në Vushtrri

  • E.K /
  • 22 April 2024 - 15:41
Gjendet një person pa shenja jete në Vushtrri

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Vushtrri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Në vendin e ngjarjes ka arritur një njësi e emergjencës, që e ka konfirmuar se personi në fjalë është pa shenja jete”, tha Prekazi.

Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.

(Kosova Sot Online)