Arrestohet gruaja e cila tentoi të fuste drogë në burg

  • A.P /
  • 24 April 2024 - 18:55
Arrestohet gruaja e cila tentoi të fuste drogë në burg

Raportohet se është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kishte tentuar të kontrabandonte drogë në Burgun e Dubravës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se ka sekuestruar drogën,  të llojit marihuanë në sasi 51 gramë.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Qendra Korrektuese, Dubravë- Istog 23.04.2024-13:12. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh dërguar mediave.


(Kosova Sot Online)