![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Prishtinë: Përleshje në “rrugën B”, dy persona u theren me thikë
![Prishtinë: Përleshje në “rrugën B”, dy persona u theren me thikë](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/03/auto_LAJMI_I_FUNDIT1712131428.jpg)
Një përpleshje ka ndodhur në “rrugën B”, në Prishtinë dje në mbrëmje, përcjell “Kosova Sot Online”.
Si pasojë e përleshjes me thikë, dy persona kanë marrë lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ai ka treguar se të plagosurit që kanë marrë plagë janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Rreth orës 23:00, është raportuar se mbrapa rrugës “B” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku dyshohet të jetë shkrepur dhe arma e zjarrit. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika), përderisa një tjetër nga mjete që janë përdorur gjatë përleshjes”.
“Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të tre personave të cilët poashtu dyshohet të jenë të involvuar në rastin në fjalë. Aktualisht po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.
(Kosova Sot Online)