Raporti i policisë për vrasja që ndodhi dje në Pejë
Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas i Shqipërisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, viktima ka vdekur në Spitalin e Pejës si pasojë e lëndimeve që mori.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Pejë 24.04.2024 – 17:26. Është arritur të arrestohet i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull poashtu shtetas i R. Shqipërisë. Si pasojë e plagëve te marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jete në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)