Deputetja finlandeze: Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës

  • E.K /
  • 25 April 2024 - 14:48
Deputetja finlandeze: Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

Tutje, ajo ka shkruar se nuk duhet të ketë parakushte shtesë për anëtarësim.

Tuppurainen takimin me Osmanin e ka cilësuar të shkëlqyeshëm.

“Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut në një shoqëri multietnike dhe bashkëpunim të bazuar në rregulla.

Nuk duhet të ketë parakushte shtesë! Është koha për të vepruar. Takimi i shkëlqyer me presidenten Vjosa Osmani”, ka shkruar Tuppurainen.

(Kosova Sot Online)