Ja kur mbahet takimi i radhës Bislimi-Petkoviq-Lajçak

  • A.P /
  • 25 April 2024 - 18:51
Ja kur mbahet takimi i radhës Bislimi-Petkoviq-Lajçak

Takimi për çështjen e dinarit në mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë në Bruksel, ka përfunduar pa rezultat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky takim trepalësh mes Besnik Bislimi, si dhe Petar Petkoviq, u mbajt me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Palët konfirmuan se Mirolsav Lajcak doli me një propozim të ri. Kosova dhe Serbia kanë një javë kohë të dërgojnë komentet e tyre lidhur me këtë propozim. Takimi i radhës do të mbahet në mesin e muajit maj.

(Kosova Sot Online)