
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se spitali i kryeqytetit po bëhet, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rama ka theksuar se sot kanë diskutuar për detajet finale të projektit.
“Spitali i Kryeqytetit po bëhet! Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.
“Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian. Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të filloj ndërtimi”, ka shkruar Rama.
(Kosova Sot Online)