
Prishtinë: Hapet dyqani i parë social, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është hapur dyqani i parë social në kryeqytet, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rama ka shkruar se qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike.
“Hapëm Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet
Qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike. Me hapjen e këtij dyqani, bashkë me Shoqata Humanitare Bëmirëse Bereqeti, po shprehim vullnetin tonë të vazhdojmë të mbështesim nevojat themelore të qytetarëve tanë”, ka shkruar Rama në Facebook.
(Kosova Sot Online)