Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 12 May 2024 - 09:33
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kjo është arsyeja

Raportohet se një person është arrestuar pasi dyshohet se ka përdorur identitetin e dikujt tjetër dhe ashtu është pajisur me letërnjoftim të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“VJEDHJA E IDENTITETIT DHE PAJISJA E QASJES /LEGALIZIM I PËRMBAJTËS SE RREME – Rr. Eliot Engel, Pejë 11.05.2024 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, për shkak se i njëjti duke përdorur identitetin e një personi tjetër, ishe pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)