Aksident i rëndë në këtë vend, pesë të lënduar nga përplasja e BMW-së në pemë

  • A.P /
  • 12 May 2024 - 14:08
Aksident i rëndë në këtë vend, pesë të lënduar nga përplasja e BMW-së në pemë

Të dielën, në Gjermani një veturë e tipit BMW është përplasur në disa pemë, prej ku kanë mbetur të lënduar rëndë pesë persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia gjermane bën të ditur se shoferi humbi kontrollin kur parakaloi një makinë në një kthesë djathtas.

“Pak para një kthese në të djathtë, ai parakaloi një makinë. Me sa duket për shkak të shpejtësisë së madhe, makina ka dalë nga rruga në të majtë. Aty fillimisht u përplas me një shtyllë kufitare”, tha një zëdhënës i policisë, raporton Bild.

Në gjendeshin pesë persona të moshave 19 deri në 30 vjeç. Të gjithë u dërguan në spitalet e afërta me lëndime të rënda.

(Kosova Sot Online)