Publikohen pamje nga darka e sotme e Kurtit me Krasniqin

  • A.P /
  • 13 May 2024 - 21:09
Publikohen pamje nga darka e sotme e Kurtit me Krasniqin

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka dërguar fotografi në adresë të mediave nga darka me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në takim, të pranishëm ishin edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari-Lila dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Takimi ka përfunduar para pak minutash dhe në fjalën e tij para mediave, Memli Krasniqi, shprehu gatishmërinë e PDK-së për zgjedhje. Ai konsideron se qeverisja deri këtu nuk ka qenë e duhura.

Ai tha se takimi ishe në “relacione normale”, pavarësisht dallimeve që i kanë.

“Duhet të jemi në funksion të interesit qytetar”, tha Krasniqi. 

(Kosova Sot Online)