E trishtë: Kjo është policja kosovare që bëri vetëvrasje në shtëpinë e saj

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 14:26
E trishtë: Kjo është policja kosovare që bëri vetëvrasje në shtëpinë e saj

Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare policore është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Image

Sipas mediave viktima është Lumnije Dervodeli Borovci, e cila qe një kohë të gjatë ka vuajtur nga një sëmundje.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia Rajonale në Gjilan.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeqare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla eshte nisur menjeher ne ate drejtim, gjithashtu edhe njesitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë.”

(Kosova Sot Online)