Aksident në këtë vend të Kosovës, raportohet për një të vdekur

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 14:43
Aksident në këtë vend të Kosovës, raportohet për një të vdekur

Raportohet se sot një aksident trafiku ka ndodhur në Sllatinë ku u përfshi një automjet,derisa shoferi i automjetit ka vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Sot, në mesditë është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent. Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)