
Stano: Qeveria e Kosovës në mënyrë flagrante e ka injoruar rëndësinë e Kishës Ortodokse serbe

Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare me Serbinë, ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Vizita e Patriarkut Porfirije ishte e njoftuar, ishte në përputhje me marrëveshjet përkatëse të dialogut, dhe do duhej të lejohej të procedohej, do të duhej të lejohej të shkonte para. Duke e refuzuar hyrjen e tij, Qeveria e Kosovës jo vetëm që e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare, por gjithashtu në mënyrë flagrante e ka injoruar rëndësinë e Kishës Ortodokse serbe që vazhdon ta ketë për disa pjesë të qytetarëve të Kosovës”.
“Kjo është në kundërshtim me parimet themelore të çdo shoqërie demokratike dhe multietnike”, ka thënë Stano.
(Kosova Sot Online)