
Mustafa: Qeveria Kurti pas dështimeve të shumta duhet të japë dorëheqje

Besian Mustafa, zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se LDK është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje të parakohshme dhe ka angazhuar të gjitha resurset për zgjedhjet kurdo që vijnë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai, më tej, kritikoi qeverinë aktuale në qeverisjen e saj.
“Kjo qeveri pas dështimeve të shumta, më në fund duhet të japë dorëheqje për të dhënë përgjegjësi për dështimet e saj ”, tha Mustafa, teksa shtoi se së pari kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje e pastaj të shpërbehet Kuvendi për të shkuar në zgjedhje.
(Kosova Sot Online)