E trishtë: Ndërron jetë në moshë të re edukatorja kosovare

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 16:02
E trishtë: Ndërron jetë në moshë të re edukatorja kosovare

Raportohet se ka ndërruar jetë në moshe të re edukatorja në shkollën “Hasan Prishtina”, në fshatin Godanc të Shtimes, Naxhije Halimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i komunës, Qemajl Aliu, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes.

“Naxhija ishte më shumë se një edukatore; ishte një frymëzim për brezat e rinj, një model i përkushtimit dhe pasionit për të mësuar dhe për të ndryshuar jetët për të mirë. Për ne, ajo do të mbetet gjithmonë një shembull i ndritshëm i përkushtimit ndaj arsimit dhe ndaj vlerave njerëzore”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)