Publikohen pamjet dramatike në momentin kur është qëlluar kryeministri sllovak

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 17:50
Publikohen pamjet dramatike në momentin kur është qëlluar kryeministri sllovak

Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë edhe momentin dramatik kur plagoset kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në videon e publikuar nga NEXTA TV, Fico shihet teksa afrohet drejt një turme njerëzish të cilin ishin duke qëndruar afër disa rrethojave, dhe pa pritur dëgjohen pesë të shtëna armësh.

Kryeministri sllovak ka mbetur i plagosur nga këto të shtëna, derisa i dyshuari për këtë akt është kapur menjëherë.

Fico aktualisht është duke marrë mjekim dhe raportohet se gjendja e tij është mjaft serioze.

(Kosova Sot Online)