Bislimi: Pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen e jo me përgjigje

  • A P /
  • 15 May 2024 - 18:32
Bislimi: Pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen e jo me përgjigje

Të dështuar takimin në Bruksel për dinarin, e ka quajtur kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Au ka thënë se pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje.

Duke folur për gazetarët pas negociatave disaorëshe, Bislimi tha se nuk pret takime të tjera për këtë temë.

Sipas tij, ndërmjetësuesi i bisedimeve, Mirosllav Lajçak, nuk do t’i ftojë më palët, pos nëse ato do të tregoheshin konstruktive.

Ai i bëri këto deklarata pas një takimi trepalësh mes tij dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky rund i ri i bisedimeve ishte vazhdim i përpjekjeve që palët të gjejnë zgjidhje për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

(Kosova Sot Online)