Biden e ka dënuar plagosjen e kryeministrit sllovak

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 22:15
Biden e ka dënuar plagosjen e kryeministrit sllovak

Presidenti amerikan, Joe Biden ka dënuar plagosjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Biden plagosjen e kryeministrit e ka quajtur akt të tmerrshëm dhune.

“Jam alarmuar kur kam dëgjuar për sulmin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico. Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune”.

“Ambasada jonë është në kontakt të ngushtë me qeverinë e Sllovakisë dhe e gatshme për të ndihmuar”, është shprehur tutje Biden.

(Kosova Sot Online)