Kryeministri Kurti shfaqet krah Ramës në foton familjare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor

  • E.k /
  • 16 May 2024 - 12:01
Kryeministri Kurti shfaqet krah Ramës në foton familjare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues nga BE-ja e ShBA-ja u bënë bashkë sot në Kotor për të diskutuar Planin e Rritjes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nën logon “Një rajon, një vizion”, liderët bënë edhe një fotografi familjare, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte krah homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Ndërsa, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishte krah kryeministrit Milojko Spajiq dhe kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

(Kosova Sot Online)