Gjilan:U arratis nga burgu, policia e gjen dhe e arreston

  • E.k /
  • 17 May 2024 - 11:56
Gjilan:U arratis nga burgu, policia e gjen dhe e arreston

Një person është arrestuar në Gjilan pasi ishte arratisur nga burgu, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Më 16.05.2024 njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte në arrati. Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave kosovarë”, thotë tutje policia.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për qka dhe është hapur rast i veçantë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)