Ilir Meta ia uron ditëlindjen presidentes Vjosa Osmani

  • A.P /
  • 17 May 2024 - 18:31
Ilir Meta ia uron ditëlindjen presidentes Vjosa Osmani

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka uruar ditëlindjen edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish- presidenti i Shqipërisë, Meta ka shpërndarë në rrjetin social urimin e Prindonit – bashkëshortit të Vjosa Osmanit, i cili e quan shtylla e familjes, duke i thënë se Vjosa nuk është vetëm shtylla e familjes së saj, duke nënkuptuar rolin e saj tepër të rëndësishëm si presidente dhe atë çfarë ajo përfaqëson ndër shqiptarë.

“Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon! Edhe 100 Presidentes të Kosovës dhe vetëm pranveroftë për familjen tuaj të mrekullueshme dhe për një të ardhme të lumtur për të gjithë qytetarët e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Meta në një postim në Instagram.

(Kosova Sot Online)