Ushtria izraelite gjen trupat e tre pengjeve

  • A.P /
  • 17 May 2024 - 19:23
Ushtria izraelite gjen trupat e tre pengjeve

Ushtria izraelite njoftoi sot ka gjetur trupat e tre pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi në Gazë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari identifikoi tre pengjet dhe njoftoi se ata ishin vrarë nga Hamasi më 7 tetor në festivalin e muzikës Nova, që po mbahej në afërsi të kufirit me Gazën dhe se trupat e tyre ishin dërguar më pas në Gazë.Zëdhënësi Hagari njoftoi se në mesin e tyre është edhe trupi i izraelito-gjermanes Shani Louk, fotografia e trupit të gjymtuar të së cilës në makinën e Hamasit tronditi botën për përmasat e sulmit të Hamasit.Ushtria izraelite nuk dha detaje të tjera se ku ishin gjetur trupat e pengjeve.

(Kosova Sot Online)