
Kush është gjyqtari që u suspendua për arratisjen e Enver Sekiraqës?

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, në të cilën ka vendosur për suspendimin një gjyqtari deri në një vendim tjetër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Burime e mediave brenda KGJK-së bëjnë të ditur se bëhet fjalë për gjyqtarin Agim Kuçi.
Suspendimi vjen pasi i njëjti më 3 maj 2024 pas shpalljes së dënimit me 25 vjet burgim për Sekiraqën për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, mori aktvendim që t’ia ndërpres masën e arrestit shtëpiak dhe të mbrohet në liri.
(Kosova Sot Online)