
Pasi ra skelja që është vendosur për ndërrimin e fasadës reagon drejtori i Emergjencave

Pasi në pjesën e “Qafës”, ka ra skelja që është vendosur për ndërrimin e fasadës dhe dritareve, drejtori i Emergjencave i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka njoftuar se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm në vetura, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Në pjesën e “Qafës”, ka ra skelja që është vendosur për ndërrimin e fasadës dhe dritareve. Nuk ka dëme në njerëz, nuk ka lëndime, ka dëmtime materiale. Të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes. Policia, zjarrfikësit po ashtu me urdhër të prokurorit kanë filluar hetimet. Tash kemi dhënë leje që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku”, tha ai.
(Kosova Sot Online)