Norvegjia vendi i parë evropian që njofton se do të arrestojë kryeministrin izraelit

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 22:20
Norvegjia vendi i parë evropian që njofton se do të arrestojë kryeministrin izraelit

Norvegjia është vendi i parë evropian që njofton se do të arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshon një urdhër për të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Bart Ejde tha se Norvegjia do të duhet të arrestojë Netanyahun nëse lëshohet një urdhër.

Ejde tha për TV 2 të Norvegjisë se, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, Norvegjia është e detyruar të arrestojë Netanyahun dhe liderët e Hamasit dhe se kjo vlen për të gjitha vendet në Evropë, përveç Turqisë.

(Kosova Sot Online)