
E papritur: Zelensky telefonon Ramën

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Teksa e ka cilësuar Edi Ramën një “mik të madh të Ukrainës”, përmes një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky shkruan se ka folur për Samitin e Paqes që pritet të mbahet në Zvicër dhe e ka falënderuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë.
Zelensky shkruan se e ka informuar Ramën për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit.
“E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkroi Zelensky.
(Kosova Sot Online)