
Pasi u lëndua nga rënia e kulmit të komunës Elza Ujkani kompensohet me 110 mijë euro

Propozim-vendimin për kompensimin e Elza Ujkanit, e cila ishte lënduar nga rënia e kulmit të objektit të komunë së re të kryeqytetit, e ka miratuar Kuvendi komunal i Prishtinës me 36 vota për dhe asnjë kundër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ujkani do të kompensohet me 110 mijë euro për lëndimet e marra në këtë rast.
Kryetari i komunës, Përparim Rama, ka thënë se kjo është për shëndetin e Elzës.
“Ka të bëj rreth përmirësimit të shëndetit të zonjushës Ujkani e cila sot është me ne, kështu që propozimi është për të vazhduar shërimi”, ka thënë Rama.
(Kosova Sot Online)