
Haziri: Kurti i ka dhënë imazh të keq Kosovës në arenën ndërkombëtare

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka deklaruar se ka mbi 1 mijë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje.
Hazirika thënë se qeveria e Kosovës sot është e papunë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas Hazirit, qeveria Kurti i ka “dhënë imazh të keq Kosovës në arenën ndërkombëtare sidomos me dështimin e fundit në KiE.”
“Kurti vetëm nëse jeton në botën paralele në Kosovë mund të thotë që nuk ka nevojë për dorëheqje se punët po bëhen mirë, qeveria e Kosovës sot është e papunë. Proceset që i ka iniciuar i kanë dështuar, vendin e ka qu në masa kufizuese dhe kufizime serioze, tashmë ka vetëm vizita ceremoniale, homazhe, përkujtime. Gërvalla shkon takon kongresmenë, grupe të shoqatave shqipëtare, arbëreshë, bëjnë takime rutinë për të blerë kohë. Në cdo sektor të madh në Kosovë ndëshkimet janë krahasimisht momentale. Ka një mijë arsye me shku në zgjedhje, nëse ish pranu Kosova në KiE, dje Kosova kish me dal ndryshe përballë Serbisë në OKB”, ka deklaruar Haziri.
(Kosova Sot Online)