Bajram Kosumi e marton vajzën, publikon video duke e përcjellë
Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka njoftuar se vajza e tij është martuar, transmeton “Kosova Sot Online”.
Kosumi, tash profesor universitar, ka publikuar momentin kur e përcjellë vajzën e tij, Thanën.
“Një hap i rëndësishem në jetë për Thanën. Të dashur Thanë dhe Milot, urime, paçi shendet, lumturi, familje dhe ju priftë e mbara!”, ka shkruar Kosumi.
(Kosova Sot Online)
