
Vdes në një aksident tragjik i riu kosovar

Një person ka vdekur në Mitrovicë të hënën mbrëma në një aksident mes një veture me targa vendore dhe një motoçiklete, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30, në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” .
“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.
(Kosova Sot Online