Për shkak të shiut rrugët e Podujevës janë mbuluar nga uji

  • A.P /
  • 28 May 2024 - 19:47
Për shkak të shiut rrugët e Podujevës janë mbuluar nga uji

Për shkak të shiut, shumë rrugë të Podujevës janë mbuluar nga uji sot. Lidhur me këtë situatë ka reaguar ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, “milionat e shumtë të arsyetuar në emër të investimeve në infrastrukturë, janë vetëm gënjeshtra e radhës e mashtrimi i madh i kësaj keqqeverisjeje”.

“Pamjet e sotme të qytetit të Podujevës, ku pothuaj secila rrugë ishte e mbuluar nga uji nxjerr në pah mashtrimin tuaj, nxjerrë në pah “investimin” tuaj, sikur që nxjerr në pah keqqeverisjen tuaj përballë secilit qytetarë”, shkruan ai tutje.

Hyseni thotë se “qytetarët e Llapit do të çlirohen nga njerëz të padijshëm, abuzues”.

(Kosova Sot Online)