
Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet 69-vjeçari

Një 69-vjeçar nga Lushnja është arrestuar, pasi pas një konflikti ka plagosur me thikë djalin e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
N. P., 43-vjeç u dërgua në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve, ku është jashtë rrëzikut për jetë.
Teksa B. P., 69-vjeç u arrestua, policia sekuestroi thikën nën cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit N. P., 43-vjeç, nga babai i tij, shtetasi B. P., informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 69-vjeç. Shtetasi N. P. vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për plagosjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
(Kosova Sot Online)