Haziri: Kurti po përfshihet për t’i ndarë përfaqësuesit politik në Kosovën Lindore

  • A.P /
  • 29 May 2024 - 14:04
Haziri: Kurti po përfshihet për t’i ndarë përfaqësuesit politik në Kosovën Lindore

Lutfi Haziri, Nënkryetar i LDK-së për Bashkëpunim Rajonal, ka komentuar përfshirjen e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e Luginës së Preshevës, të cilat do të mbahen të dielën e 2 qershorit 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haziri thotë se është shqetësuese kjo përfshirje e tij në zgjedhjet e Luginës së Preshevës.

”Përfshirja me ndarje, Kurti, po përfshihet për t’i ndarë përfaqësuesit politik në Kosovën Lindore, fatkeqësisht duke favorizuar dikë dhe duke lë dikë anash’’ thekson ai.

Nënkryetari i LDK-së deklaron po ashtu se reagimi i Sami Salihut, i cili është pjesë në Bordin Menaxhues në Preshevë, sepse ai nxjerrë në pah se si po lexohet përfshirja e kryeministrit të Kosovës në këto zgjedhje.

‘’Reagimi i Sami Salihut, është për shqetësim sepse ai nxjerrë në pah se atje lexohet se dikush është me Kosovën dhe dikush tjetër me Serbinë dhe kjo nxjerrë tensione dhe ndarje të ashpra mes shqiptarëve atje’’ potencon Haziri.

Në anën tjetër dyshi i LDK-së e konsideron se po të ishte përfshirja e Kurtit në zgjedhje për t’i afruar shqiptarët do të ishte normale, por ndërhyrja si kjo është shembull i keq për të.

‘’Me pas qenë një lloj mendësie që përafron shqiptarët atje, sipas vullnetit të tyre, do ishte krejt normale por kjo ndërhyrje është shembull i keq’’ shton ai.

Për Hazirin kjo ndërhyrje e Kurtit në zgjedhjet e Luginës së Preshevës e ‘’legjitimon’’ ndërhyrjen e Vuçiqit në Veri dhe në territor të Kosovës.

‘’Është edhe më keq sepse po e legjitimon ndërhyrjen e Vuçiqit në Veri dhe në territor të Kosovës, mandej me mekanizma tashmë e sa vite problematik që është bërë, dhe ky ”legjitimin” largon argumentin kryesor që ne nesër të kundërshtojmë këtë lloj  burimi të destabilizimit nga ana e Serbisë. Në anën tjetër shqiptarët kanë një referendum atje tash e 35 vjet dhe duhet mos të manipulohet me atë vullnet të popullit shqiptar, dhe tash flet për parime tjera krejt dhe është harruar verdikti shqiptar në ato tri Komuna’’ përfundon Haziri.


(Kosova Sot Online)