Policia e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 29 May 2024 - 16:20
Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës ka publikuar emrin e një të dyshuari për “Vrasje në tentativë” që kishte ndodhur në Nashec të Prizrenit., transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është Besnik Beqir Ukaj, i lindur më 30 gusht 1987.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Njoftimi i plotë:


Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi:

– Besnik (Beqir) Ukaj   30.08.1987, Fshati  Korishë  komuna e  Prizrenit

– Personi kërkohet , për veprën penale “Vrasje ne tentative”, e cila ka ndodhe me 17.05.2024 në fshatin Nashec të Prizrenit.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK  për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

(Kosova Sot Online)