E konfirmon policia: Plagoset një person

  • A.P /
  • 29 May 2024 - 18:40
E konfirmon policia: Plagoset një person

Policia konfirmon se sot rreth orës 11:30 ka pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër), tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)