
Ulutas e takon në Kopaonik shefin e shtabit të ushtrisë serbe

Komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutaş, është takuar të mërkuën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Kopaonik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Siç ka njoftuar KFOR’i përmes një komunikate, Ulutaş dhe Mojsiloviq ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë dhe ndikimin e saj në stabilitetin rajonal, si dhe mbi aktivitetet e bashkëpunimit, duke përfshirë patrullimet e sinkronizuara përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.
Takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Ulutaş me homologët e tij kryesorë ushtarakë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet ne njoftimin e KFOR’it.
(Kosova Sot Online)