U rrokullis me traktor, vdes një person në Leposaviq

  • E.k /
  • 31 May 2024 - 13:28
U rrokullis me traktor, vdes një person në Leposaviq

Një person ka humbur jetën dje ne Leposaviq pasi është rrokullisur me traktor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç thuhet në njoftim, viktima ka qenë duke nxjerrë dru nga mali.

“Leposaviq 30.05.2024, 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrokullisur me traktor derisa kishte qenë duke nxjerrë dru nga mali. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)